Makina përplas biçikletën në aksin rrugor Shkodër-Koplik / Humb jetën 61 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas biçikletën në aksin rrugor Shkodër-Koplik / Humb jetën 61 vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy