Tragjedi rrugore në Ballsh/ Makina përplas motorin, vdes 16 vjeçari, në spital shoku i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedi rrugore në Ballsh/ Makina përplas motorin, vdes 16 vjeçari, në spital shoku i tij

Tragjedi rrugore mbrëmjen e kësaj të hëne në Ballsh.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një shtetas 34 vjecar është përplasur me një motor ku udhëtonin dy djem të rinj nga fshati Belishove.

Fatkeqësisht nga përplasja ka gjetur vdekjen 16 vjecari me iniciale A.H, ndërsa shoku I tij, shtetasi L.A, ndodhet në spitalin e Fierit në gjëndje të rëndë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e makinës.

Advertisement

 

 

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy