Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e rëndë që u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Fushë Krujë-Vote, tek kthesa e Rinasit.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se nga përplasja “kokë më kokë” e tre mjeteve “Volvo”, “Benz” dhe “Skoda” janë plagosur 3 persona që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka humbur jetën njëri prej shoferëve, 32-vjeçari me iniciale G.R.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia./vizionplus.tv