Aksident me vdekje në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët, humb jetën pasagjeri (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me vdekje në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët, humb jetën pasagjeri (EMRAT)

Një aksident me pasijë vdekje është regjistruar ditën e sotme.

 

Dy makina, janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “Kastriotët”.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, Murat Dorezi dhe Egzon Murataj, ndërsa pasagjeri Avni Gjuni rreth 35 vjeç që ndodhej në një nga makinat ka humbur jetën.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

 

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy