Medina, një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik ka treguar nga shtrati i spitalit momentet e tmerrit.

 

Në një intervistë për ‘Alsat’ ajo thotë se kishte qenë në gjumë, por e kishin zgjuar britmat e njerëzve dhe thirrjet e të fejuarit të saj. Mundi të shpëtojë pasi Lulëzimi theu xhamin e dritares.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Isha në gjumë dhe vetëm kur i kam dëgjuar njerëzit duke bërtitur. I fejuari theu xhamin dhe më thirrte në emër. Nuk e di si kam dalë. Doli tym i zi, pati një shpërthim si bombë. Dëgjoja thirrjet e fëmijëve, ka patur shumë fëmijë”, thotë ajo.

 

Lulëzimi tregon se ishte ndër të vetmit pasagjerë që kishte qenë zgjuar në atë moment dhe se ka parë çdo gjë me sytë e tij. I traumatizuar ai thotë se e kishte parë autobusin tek shkonte drejt bankinave, por nuk kishte mundur të nxirrte zë. Lulëzimi tregon se mori çekiçin dhe theu xhamin e më pas ndihmoi të fejuarën dhe pasagjerë të tjerë që të dilnin jashtë, teksa tymi dhe zjarri ‘përpinin’ autobusin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkonte në anën e djathtë autobusi drejt bankina, por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm”, tregon ai.