Çifti i të rinjve shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e autobusit/ Flet babai i vajzës së mbijetuar nga aksidenti tragjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çifti i të rinjve shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e autobusit/ Flet babai i vajzës së mbijetuar nga aksidenti tragjik

Babai i vajzës së mbijetuar nga aksidenti në Bullgari ka folur për T7, për tragjedinë në Bullgari që la të vdekur 46 persona.

 

Ai tha se vajza e tij bashkë me burrin e saj kishin shkuar të premten në Turqi për fundjavë, por që duke u kthyer autobusi u përfshi nga flakët. Ai tha se dhëndri dhe vajza e tij kanë kërcyer nga dritarja e autobusit, dhe nga kërcimi vajza e tij e ka lënduar këmbën dhe ndodhet në operim.

 

Advertisement

“Ditën e premte i përcolla deri në Kumanovë, hypën në autobus, shkuan për vikend në Turqi, ndërsa duke u kthy, tu pritë me u kthy në orën pesë në mëngjes, e shfletova Facebook-un dhe e pash rastin, u hutova, s’disha çka të bëjë. Lajmin për shpëtimin e vajzës dhe dhëndrit e mora nga agjencioni në Shkup, aty kishte edhe familjarë tjerë, dhëndri u lajmëru tha se jemi mirë, deri aty u përmbajta por pastaj fillova të qaj. Vajza ka tregu që një djalë i vogël është përfshi nga zjarri, dhëndri ka kërcyer nga xhami dhe e ka gjujtë vajzën, ka kërcy edhe vetë, aty e ka thyer edhe këmbën”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy