Policia e qarkut Korçë ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Grabovicë, pasi u përfshi në një aksident rrugor ku u plagosën dy turiste franceze.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, E. C., 35 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, ku automjeti që drejtohej prej tij u përplas me mjetin në të cilin ndodheshin dy shtetaset franceze.

Të plagosurat u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës, dhe më pas u transportuan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv