Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 01:50, shërbimet ‘Shqiponja’ kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Hasan Hasanaj, 42-vjeç i cili lëvizte me automjetin e tij tip ‘Porche’ pa targa dhe maskë në fytyrë.

Fillimisht Hasanaj nuk i është bindur urdhrit të Policisë por është larguar me shpejtësi në brendësi të lagjes ‘Isa Boletini’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Shqiponjave dhe të Rendit kanë ndjekur për rreth 15 minuta personain e maskuar dhe e kanë kapur në flagrancë atë në një rrugë dytësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime bëjnë me dije se, pasi është prangosur nga Policia ky shtetas ka deklaruar se ishte konfliktuar më herët me një shtetas tjetër në një lokal nate dhe sipas tij kjo ishte arsyeja e maskimit dhe heqjes së targave të automjetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit në mjet u gjet targa, një mjet prerës, dhe një maskë.

Pas testit, drejtuesi i Porche-s ka rezultuar i dehur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në momentin e ndalimit, shtetasi ka patur shenja dhune dhe hematoma në trup e fytyrë për të cilat është dërguar në Spitalin e Vlorës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, këto shenja dhune ishin si pasojë e një konflikti në lokalin e natës në qytetin bregdetar.