Digjet gjatë natës një makinë pa targa në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet gjatë natës një makinë pa targa në Vlorë

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

 

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ku është djegur plotësisht një automjet tip “fuoristradë”, pa targa.

 

Advertisement

“Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit”, njofton policia.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy