Policia e Rrëshenit, në bashkëpunim me Forcat Speciale nga Tirana, zhvilluan një operacion “blic” në orët e mesnatës në një lokal-bilardo.

 

Në ambientet e lokalit është gjetur një sallë kompjuterësh tavoline pokeri, ku në momentin e ndërhyrjes së policisë, janë kapur në flagrancë mbi 25 persona të moshave të ndryshëm që po zhvillonin lojëra me kompjuterët dhe poker.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas burimeve, në ambientet e lokalit, ka pasur persona duke konsumuar droga të forta. Bëhet me dije se para 10 ditësh në këtë subjekt është bërë një kontroll nga policia e Rrëshenit, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme.