Kreu i PD Sali Berisha bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e vështirë me të cilën po përballen qytetarët e zonës së Shkodrës si pasojë e përmbytjeve. Gjatë një vizite në fshatin Kuç në Shkodër, Berisha akuzoi për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit, pasi sipas Berishës qeveria edhe pse e dinte që Shqipëria do të përballej me reshje shiu, gjatë ditëve të fundit nuk prodhoi energji nga hidrocentralet, por vendosi të importojë.
SALI BERISHA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYETAR I PD
“Tani del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokuruar për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep.”
Sipas Berishës, situata do të ishte e menaxhueshme nëse gjatë ditëve të shkuara do të prodhohej energji nga hidrocentralet e niveli i tyre do të ishte më i ulët. Por kryetari i PD ka akuzuar edhe KESH-in se nuk ka njoftuar qytetarët para se të hapte portat.
“Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Më pas, gjatë një konference me gazetarët, Berisha ka ashpërsuar tonet duke folur për akt kriminal ndaj qytetarëve të Shkodrës.
“Përmbytja është qeveritare dhe akt i mirëfilltë kriminal. do vijë koha që do bëhen përgjegjës Rama e Balluku e hajdutë të tjerë që lejuan këtë katastrofë.”
Sipas Berishës, përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë në këtë situatë është ligjore dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi.