Berisha: Protesta për inceneratorët/ Ish-kryeministri akuzon qeverinë: Aferë mafioze me Portin e Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Protesta për inceneratorët/ Ish-kryeministri akuzon qeverinë: Aferë mafioze me Portin e Durrësit

Ish-kryeministri Sali berisha nga Durrësi ka paralajmëruar protestë për çështjen e inceneratorëve dhe projektin për portin e këtij qyteti.

 

Gjatë një takimi me shoqatën “Durrësi”, Berisha ka denoncuar projektin për portin e Durrësit si aferën më të madhe korruptive, duke theksuar se do të bëjë çdo përpjekje që ky projekt të mos realizohet.

 

Advertisement

SALI BERISHA
ISH-KRYETAR I PD

“Ne do të konsiderojmë protesta shumë të fuqishme edhe për inceneratorët, edhe për Portin e Durrësit, ne jemi në një revolucion dhe ky revolucion, do të përballet me regjimin për aferat e tij më të zeza. Nuk ka aferë më të zezë se kjo. Nuk mund të ketë. Mendja nuk mund të shkojë kund.”

 

Berisha ka shpjeguar skemën, e cila sipas tij është aplikuar nga qeveria për të grabitur qytetarët.

Advertisement

 

 

“Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj, Emari është zhdukur, siç thotë ministrja që meriton më shumë se çdo gjë tjetër apo që njihet më shumë se çdo gjë tjetër për grykësinë e saj, me rregullat e saj i shiti 100% kompanive offshore apo kompanisë offshore Rama-Basha, të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë, tokë në zemër të Durrësit”.

 

Advertisement

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër kandidaten e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako, si përgjegjëse për pasojat e tërmetit te qytetaret e Durrësit.

 

“Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor. Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë.”

 

Advertisement

Berisha sqaroi sërish qytetarët, që i vetmi kandidat i Partisë Demokratike është Ardian Muka, duke i ftuar të votojnë për të, pasi sipas tij logo e PD është marrë peng nga shefi i mazhorancës Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy