
Politikani, Arben Skënderi ka komentuar çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Mc Gonigal në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
Skënderi ka akuzuar të gjithë politikanët shqiptarë se po e përdorin këtë çështje për ‘të marrë peng’ mendjet e qytetarëve shqiptarë.
Sipas tij, ngërçe të tilla politike përdoren përpara çdo kohë fushate e zgjedhjesh në Shqipëri.
“Ajo që shoh unë është, të gjitha palët politikë kanë nga një gjë në dorë, e çfarë bëjnë? Kanë marrë peng emocionalisht të gjithë njerëzit. Të gjithë po merren me gjithçka. E kanë nisur fushatën me këtë gjë. Në fund të ditës ato janë çështje të drejtësisë amerikane.
Referojuni 30 viteve, gjithmonë shpikin historira përpara zgjedhjeve. Një tregues i përbashkët është që janë të njëjtët politikanë. Të njëjtën punë kanë bërë në 30 vite.”– tha Skënderi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";