Pengmarrje në Peqin/ Burre e grua futen në një poligon inertesh dhe iu merren paratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pengmarrje në Peqin/ Burre e grua futen në një poligon inertesh dhe iu merren paratë

Dy persona akuzohen se kanë marrë dy shtetas dhe I kanë keqtrajtuar në Peqin.

Policia vuri në pranga njërin nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve Seit Manahasa 38 vjec, ndërsa është shpallur në kërkim bashkautori me iniciale K.M.

 

Operacioni policor i koduar “Poligoni” u ndërmor pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement

 

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

 

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy