Veliaj: Teatri i ri kushton 30 mln euro. Paratë u morën me kredi nga fondi i Abu Dabit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Teatri i ri kushton 30 mln euro. Paratë u morën me kredi nga fondi i Abu Dabit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte i ftuar këtë të premte në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus prej ku ndër të tjera sqaroi edhe çështjen e projektit për Teatrin e ri që do të ndërtohet. Veliaj deklaroi se paratë për ndërtimin e tij janë marrë me kredi nga fondi i Abu Dabit.

 

“Do të kushtojë rreth 30 mln euro, të cilat ne i kemi marrë si kredi me fondin e Abu Dabit. Vetëm parkingu nëntokësor, 2 kate, ku nuk do vihet më me djersë e me erë nga sakrifica për të parkuar diku e për t’ja lënë njërit, por do shkosh si zonjë apo zotni poshtë… vetëm parkingu i cili gjatë ditëve të javës do funksionojë për të gjithë institucionet që kanë nevojë tek pedonalja e Tiranës, përfshirë Bashkinë, Ministrinë e Rendit, të gjithë që janë aty, do paguajë kredinë. Pra, kemi ngritur një sistem, ku ajo do paguajë veten.

 

Advertisement

Pranvera Borakaj: Për sa vite është marrë kredia?

 

Erion Veliaj: Negociata që kemi është mbi 25-vjet. Pra, ne të dy do kemi dalë në pension, kalamajt tanë do shkojnë në Teatër si njerëz…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy