Ish-deputetit të LSI-së në Berat, Gledhion Rahovicës iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2017, pasi sipas dokumenteve të prokurorisë italiane ishte dënuar për vjedhje. Rehovica disa javë më parë bëri të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por do t’i bashkohej Partisë Socialiste.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Rahovica deklaroi se i gjithë procesi ka qenë një thikë pas shpine e dirigjuar politikisht.

“Për mua ka qenë një thikë pas shpine e dirigjuar politikisht. Një vendim i marrë politikisht, kur t gjithë anëtarët e KQZ-së së dikurshme na kanë dhënë të drejtë “jemi në presion dhe s’kemi ç’bëjmë” thoshin.

Ka qenë e dirigjuar politikisht nga fillimi deri në fund. Ligji e përcakton qartë se si duhet të iniciohet një verifikim. Të më thotë dikush se si është iniciuar dhe ka filluar verifikikmi im… që nuk ka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qoftë se ka një letër apo document në prokurori mbi të cilin është bërë bazuar Prokuroria apo KQZ-ja për të më hequr mandatin…”