Ish-deputeti i LSI, Rahovica: Kontaktet e para me Ramën, pasi ika nga LSI. Nuk i kam kërkuar asgjë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-deputeti i LSI, Rahovica: Kontaktet e para me Ramën, pasi ika nga LSI. Nuk i kam kërkuar asgjë!

Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rahovica ka deklaroi një muaj më parë se do të largohet nga LSI për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Ky ishte i disati largim nga LSI dhe që i bashkohej forcës politike që qeveris vendin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Rehovica u shpreh se nuk ka patur kontakte me Rammën para se të largohej nga LSI. Ai shton se këto kontakte erdhën pas ikje së tij. Ndërsa përsa i përket asaj çka ka rënë dakord me ramën, ish-deputeti tha se nuk I kishte kërkuar asgjë kryeministrit.

“Kontaktet kanë ardhur pas shkëputjes nga LSI dhe biles unë kam ndenjur me kryeministrin vetëm para një jave gjatë një vizite të tij në Berat. Herë tjetër kam pasur thjeshtë përshëndetje. Nuk më është kursyer respekti nga të dyja palët, por më shumë kam patur informacion nga ministra ose ish-ministra të LSI-së, gjatë periudhës që kam qenë në qeverisje me PS-në, ku ankoheshin për ato që i kërkonin nga LSI dhe ato që i detyroi t’i thoshte Rama.

Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asgjë. Nuk kam vajtur tek PS për të përfituar, se kam pas qëllim në vetvete asnjëherë për tu bërë deputet as kur kam qenë tek LSI. Thjeshtë e kam parë si mjet për të influencuar dhe për t’i dhënë pak më shumë qytetit të Beratit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy