Deputeti Hyseni: Është ‘harakiri’ i opozitës. Lidhjet e kriminelëve janë me të djathtën!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputeti Hyseni: Është ‘harakiri’ i opozitës. Lidhjet e kriminelëve janë me të djathtën!

Dosja që çoi në pranga rreth 50 persona në Itali ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë. Përgjimet zbulojnë një rrjet njohjesh në Itali, përmes të cilave Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në këmbim të mbështetjes politike për funksionarët italianë. Përgjimet dëshmojnë, se si ky person gjeti kontaktet deri në Tiranë, për të arritur tek ndërtimet shumëkatëshe të kryeqytetit shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se me paratë e mafias dhe lidhjet në politikë, Antonio Gallo njihet me avokatin Claudio Larussa, me të cilin planifikoi investimet në Shqipëri, së bashku me një ish oficer të policisë italiane. Ky i fundit përmend edhe emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini dhe ndikimin e tij tek politikanët shqiptarë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, u shpreh se lidhjet e kriminelëve janë me të djathtën. Sipas tij gjitha kjo situatë është vetë ‘harakiri’ i opozitës.

“Kemi dy element. Së pari le t’ja lëmë drejtësisë dhe drejtësia jonë le të kryejë verifikimet andej dhe këtej, për të parë nëse ka aty element të vërtetë dhe nëse përtje asaj çka ata flasin qëndron diçka. Kanë kontakte? Këtu unë kma një rezervë të vogël, e cila mund të qëndrojë. Ne na rezulton që aq sa është e faktuar dhe në prova, jo me fjalë. Sot, lidhjet e vetme që këta kriminelë ordinerë, apo miqve të tyre në itali të niveleve të eurodeputetit, apo ndonjë deputeti Italian janë me të djathtën apo institucione të cilat nuk janë të mazhorancës. Është e faktuar me foto, pastime, me emër dhe nëse përmendim funksione, të tjerët nëse përmeëndin Bashki me funksione, apo Kryeministri me funksione. Këtu kemi përsa i përkon opozitës, janë me emër konkretë, duke thënë që kanë folur në telefon me filanin.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy