SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionin ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe Majlinda Hasani dhe Florida Beu, pasi akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” për punësimin në Ministrinë e Brendshme.

 

Sipas SPAK Rovena Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto përfitime janë marrë nga Voda që të ndikonte tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.