“1 mijë euro në zarf, arkë me peshk dhe celular”/ Zbardhen përgjimet që fundosën Rovena Vodën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“1 mijë euro në zarf, arkë me peshk dhe celular”/ Zbardhen përgjimet që fundosën Rovena Vodën

Pas një hetimi të nisur në 2019-tën për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që çuan në pranga prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, në përgjimet e SPAK përfundoi edhe ish-zv.ministrja Rovena Voda.

 

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se e para që ka rënë në përgjime ka qenë avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesionin në Durrës. Ish-zv.ministrja që aktualisht qëndron nën masën e “Arrestit shtëpiak” dyshohet se ndikoi te funksionarë të tjerë me qëllim punësimin për kundrejt pagesës të Florida Beut.

 

Advertisement

Ndërsa Majlinda Hasani, që ka patur njohje me Vodën, ka luajtur rolin e ndërmjetëses duke shfrytëzuar ish- zyrtaren për t’i siguruar Beut një vend pune në ministri. Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministrja ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

 

Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se Beu i ka kërkuar ish-zv.ministres që ta punësojë pranë Ministrisë së Brendshme në postin e juristes, por Voda nuk e ka marrë përsipër duke i garantuar vetëm një vend si specialiste.

 

Advertisement

Pas kësaj ish-zyrtarja ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë si specialiste. Po kështu gjatë përgjimeve është regjistruar një bisedë mes Majlindës dhe Floridën dhe sipas prokurorisë, rezulton se i kanë dhënë shumën prej 1 mijë euro zyrtares të futur në një zarf.

 

Në përgjimet telefonike ka dalë se Florida i thotë Majlindës që më ngeli mendja se mos duheshin më shumë para, për të futur në një vend pune më të mirë. Një tjetër episod në dosjen e prokurorisë është momenti kur Hasani i thotë Florida Beut se “Leku e hedh ujin përpjetë”, e se “Tani Rovena na përgjigjet menjëherë”.

 

Advertisement

Nga vëzhgimet në terren ka rezultuar se në 28 shkurt 2020, të trija gratë janë takuar në ministri dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende punë. Pas kësaj, ajo ka telefonuar nënën dhe i ka thënë se me lekët që do i sjellë Gerti do i japë diçka Vodës që ta ndjejë si detyrim.

 

Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër, dyshohet, sipas SPAK, se Rovena Voda ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifimimeve, Florida Beu nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy