Kryeministri Edi Rama lajmëroi ditën e sotme rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19. Ai njoftoi në një bisedim me gazetarët, se Policia e Shtetit dhe inspektoriatet do të sigurojnë zbatimin e masave.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Mira Rakacolli u përplas me ish-deputetin e PD-së, z.Tritan Shehu i cili e cilësoi situatën në të cilën ndodhemi aktualisht si katastrofale.

Tritan Shehu: Gjendja në Shqipëri është katastrofale

Mira Rakacolli: Absolutisht jo! Është shumë e ulët që t’ju flasësh kaq qytetarëve me termin katastrofal

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tritan Shehu: … dhe rrezikohet jeta e shumë qytetarëve shqiptarë me numër shumë të madh, të jeni të bindur për këtë gjë.

Mira Rakacolli: Të qytetarëve shqiptarë që dalin të gjithë nga liqeni…