Mentor Kikia vë gishtin në plagë: Qeveria ka mbyllur sytë, se nuk mund t’i rimbursojë bizneset! Rakacolli: Inspektorët janë në terren…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mentor Kikia vë gishtin në plagë: Qeveria ka mbyllur sytë, se nuk mund t’i rimbursojë bizneset! Rakacolli: Inspektorët janë në terren…

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, znj.Mira Rakacolli ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku u fol për paralajmërimin e fundit të kryeministrit Rama lidhur me masa të reja anti-Covid.

E pyetur nga gazetari Mentor Kikia se sa vlerë kanë këto masa tani Rakacolli u shpreh se këto të fundit propozohen në bazë të indikatorëve.

Kikia gjithashtu shtoi gjatë fjalës së tij se qeveria sot, ka mbyllur sytë, se nuk mund t’i rimbursojë bizneset.

Mentor Kikia: Ne në Shqipëri duhet të kemi parasysh që kemi marrë një kosto shumë të madhe, për shkak se qeveria jonë nuk ka takat financiar që të kompensojë apo rimbursojë bizneset e mbyllura, ka mbyllur një vesh, një sy, dhe duke i lejuar që të rrinë hapur. Dhe besoj se kemi qenë vendi më tolerant në këtë drejtim, sepse në shumë vende të tjera kanë qenë shumë më agresive masat. Pra, n ëpamundësi për ti rimbursuar këto.. kemi bërë sikur s’kemi parë

Advertisement

Në përgjigje të gazetarit Kikia, zv.ministrja e Arsimit Mira Rakacolli u shpreh se lidhur me këtë situatë të paraqitur, inspektorët janë në terren.

Mira Rakacolli: Unë dua të them këtu me përgjeëgjësi, që qeveria përpara çdo gjëje ka parë shëndetin e qytetarëve. Dhe marrja e masave nuk bëhet siç ndodh rëndomtë nëpër tavolina ku lexon që Gjermani bën ëkshtu dhe ne duhet të bëjmë kështu… Masat janë të propozuara nga ekspertët dhe masat propozohen mbi bazën e shifrave dhe indikatorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy