Rakacolli: Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rakacolli: Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe

Ndërsa ngriti shqetësimin e rritjes së numrit të infektimeve me COVID, Komiteti i Ekspertëve konfirmoi këtë të hënë se do të mbetet në fuqi pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli gjithashtu edhe për hapjen e universiteteve. Ajo deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe se këtë javë do të merret një vendim se si do të zhvillohen provimet, në auditore apo online.

“Nga diskutimet e bëra nga ekspertë, mendohet se kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave gjatë festave të fundvit dhe ditëve të para të janarit. Nuk janë respektuar masat siç duhet e maskave, distancimit fizik. Me rritjen e këtyre indikatorëve po vlerësohet shfaqja e mutacionit të ri. Deri më tani situata vijon të jetë e kontrolluar dhe për këtë arsye është vendosur që universitetet po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar diçka konkrete për këtë realizim dhe do të kemi maksimumi një vendim brenda kësaj jave. Gjithashtu do të mbetet në fuqi pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një moment të dytë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy