Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj iu ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve të mëdha lidhur me ecurinë e kësaj force politike në betejën e radhës përballë Partisë Socialiste.

 

Ai ka deklaruar para mediave se prezantimi i kandidatëve nën logon e Partisë së Lirisë nga Berisha është një akti i papranueshëm nga statuti. Ai shtoi se Partia e Lirisë ka punuar për të sjellë kryeministrin Rama në pushtet, ndaj sipas këtij argumenti Alibeaj theksoi se kjo do t’iu hiqte identitetin demokratëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“PD nuk ka se si të ketë dy kandidatë. Ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logon e demokratëve, unë besoj që është e tillë që është e papajtueshme me qëndrimin, anëtarësinë e PD-së”, tha Alibeaj.

 

Lidhur me raportin e tij personal me Sali Berishën, Alibeaj deklaroi se kjo çështje shkon përtej personales.

Po më pyesni për Sali Berishën? Unë e kam bërë të qartë këtu e një vit e gjysmë më para. Nuk është çështje personale, por çështje identiteti. PD ësht themeluar si parti properëndimore. Marrëdhëniet e saj me SHBA, Britaninë dhe BE janë ADN-ja e kësaj partie. Raporti i kësaj partie është e shenjtë. Ne kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët. Për të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por, a i ka Alibeaj emrat e 61 kandidatëve për pushtetin vendor? Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia. Ajo se çfarë është diskutuar është ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë”, u përgjigj kreu i komanduar i PD.

 

Alibeaj shtoi se thirrjet për bashkim ishin në emër të përfaqësimit të demokratëve dhe shqiptarëve, si një domosdoshmëri në rrëzimin e atij që i referohet si regjimi i Ramës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidati të një demokratëve”, tha ai.

Alibeaj mblodhi Grupin Parlamentar të PD këtë të hënë në një mbledhje që zgjati mbi tre orë. Fokusi i diskutimeve ishin zgjedhjet vendore dhe strategjia që ky subjekt do të përdorë për të mposhtur mazhorancën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";