Alibeaj ftesë për bashkim kandidatëve të Primareve: Duhet të dalim të bashkuar më 14 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj ftesë për bashkim kandidatëve të Primareve: Duhet të dalim të bashkuar më 14 maj

Thirrjet për bashkim të kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeajt duket se po konkretizohen përtej retorikës politike. Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj ka shprehur se PD duhet të dalë në zgjedhjet vendore të 14 majit me një kandidat të vetëm. Në të njëjtën kohë ai ka përmendur dhe primaret e “Foltores” duke propozuar që të zgjedhurit të shqyrtohen.

 

“Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik”, ka deklaruar ai.

 

Advertisement

Retorika e ish-kryeministrit, Sali Berisha nuk i përafrohet këtyre deklaratave, pasi ai bën përgjegjës direkt Alibeajn për shkatërrimin e opozitës. Berisha deklaroi se Alibeaj dhe Basha janë pengje të Ramës dhe shtoi se do të pagëzojë një koalicion që do ta bëjë të ditur në vazhdim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy