Alibeaj i vendosur: Nuk ka bashkim me Berishën, duhet të tërhiqet si Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj i vendosur: Nuk ka bashkim me Berishën, duhet të tërhiqet si Basha

Vendimi i gjykates dhe vizita e Berishes ne partine demokratike kane ndryshuar pak gjera ne qasjen e kryetari te komanduar Alibeaj per menyren si duhet te bashkohet partia.

 

Alibeaj eshte shfaqur para medias edhe me i ashper se sa ka qene ne takim, duke theksuar se Berisha nuk ka vend ne partine demokratike pasi eshte shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I KOMANDUAR, PD

 

Advertisement

“PD, 30 vite pas formimit të ksaj nuk mund të mbrojë interesin e demokratëve duke pasur Brenda saj individë, një profil politik, një deputet, aq më keq një kryetar partie i cili është etiketuar nga SHBA si “non grata”. “

 

Respektimi i vendimit te 9 shtatorit per perjashtimin e Berishes nga forumet partise demokratike mbetet kushti i Alibeajt per te nisur nje proces bashkimi me komisionin e rithemelimit.

 

Advertisement

“E ftova madje që për bashkimin që është i domosdoshëm, për bashkimin e demokratëve ashtu sic faktet kanë ndodhur, për sa kohë që z.Basha mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen, si një shenjë, si një akt, si një provë me buonsens për të mirën e demokratëve, u dorëhoq.  I kërkova z.Berisha që në mënyrë simetrike të bënte të njëjtën gjë.  “

 

Alibeaj e ka cilesuar skandaloz vendimin e gjykates per njohjen e kuvendit te 11 dhjetorit duke theksuar se ai nuk eshte i zbatueshem pasi vendimi final i perket gjykates se Apelit.

 

Advertisement

 

“Kam autorizuar qe PD te reagojë. Së pari, me kallëzim  penal ndaj gjyqtarit në fjalë për shpërdorim detyre.  Së dyti, ankim  ndaj këtij vendimi të paligjshëm, në kufij të një skandali.   “

 

Nga ana tjeter Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se dyert e partise demokratike do te jene te hapura dhe cdo kush mund te vije per mbledhje e takime, edhe komisioni i rithemelimit e Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy