Alibeaj: Ulsi Manja duhet të ishte i pandehur, Rama e bën Ministër Drejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj: Ulsi Manja duhet të ishte i pandehur, Rama e bën Ministër Drejtësie

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, për të kundërshtuar njërin prej emrave të propozuar nga Rama për kabinetin qeveritar.

Alibeaj tha se emerimi i Ulsi Manjës në krye të Ministrisë së Drejtësise  është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Ky emerim, shton deputeti i zgjedhur i PD, cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj

 

Advertisement

Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, tha Alibeaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy