Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 36-vjeçarit Erind Mrruku, i cili u kap me armë me fishek në fole gati për qitje.

 

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Mrruku në korrik të vitit 2010, ka vrarë Fabian Nikën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në atë kohë, Mrruku 23 vjeç u vetëdorëzua në polici disa orë pasi kishte kryer krimin në plazhin e Shëngjinit, pas një konflikti të çastit.

 

Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Burime nga policia thonë se Erind Mrruku dyshohet si anëtarë i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime.  Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.