Arsenal armësh, antiplumb, kanabis dhe rroba kamuflazhi/ Detaje nga arrestimi i 36-vjeçarit në Lezhë, familjarët njoftuan policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsenal armësh, antiplumb, kanabis dhe rroba kamuflazhi/ Detaje nga arrestimi i 36-vjeçarit në Lezhë, familjarët njoftuan policinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i një 36 vjeçri në Lezhë, i cili ishte veshur me rroba ushtarake dhe antiplumb, ndërsa ishte nisur për të kryer një krim.

 

Kanë qenë familjarët e tij, ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

 

Advertisement

Blutë në një njoftim për media, bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

 

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi”.

 

Advertisement

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

 

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

 

Advertisement

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.

 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi” duke angazhuar shërbime të shumta policie.

 

Advertisement

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

– A. L. 36 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

 

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy