I ftuar në emisionin ‘Zgjedhje 2021’, në Vizion Plus opinionisti Arben Meçe ka komentuar procesin e votimit si dhe exit pollet e para të publikuara deri më tani.

Meçe u shpreh se exit pollet janë të manipuluara dhe se ai që shpall shifra euforike, në të vërtetë është humbësi.

 

Ai qe shpall shifra euforike në këto momente është humbësi, exit pollet e publikuara nga disa media janë të manipuluara. Nuk mund të shprehemi për rezultatin e zgjedhjeve pa filluar numerimi, çdo gje është manipulim me një qëllim të caktuar. Duhet të presim përfundimin e numërimit të votave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";