Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi u kap me 20 kg kokainë në Itali.

 

Berisha shkruan se kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Sipas tij, personat aktivë në boten e krimit, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Ramës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!
Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!
Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

 

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, shkruan Berisha.