minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Gimi është si puna ime”, Alibeaj për arrestimin e Agim Kajmakut: Rama e mbrojti - Struga.info


“Gimi është si puna ime”, Alibeaj për arrestimin e Agim Kajmakut: Rama e mbrojti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gimi është si puna ime”, Alibeaj për arrestimin e Agim Kajmakut: Rama e mbrojti

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se kur PD e denoncoi Kajmakun, kryeministri Edi Rama, e mbrojti dhe e justifikoi.

 

Advertisement

Sipas tij, Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar

“E mbani mend kur Edi Rama thoshte “Gimi është si puna ime”? E kishte fjalën për Agim Kajmakun, ish-kryetar i bashkisë Vorë, sot i arrestuar në Itali për trafik droge.

Kur PD e denoncoi me fakte aktivitetin kriminal të Kajmakut në Greqi, Rama e mbrojti, e justifikoi dhe e ia fshehu drejtësisë sa mundi. Nuk hoqi dorë asnjëherë prej sojit si ai, madje atë e përfshiu së fundmi edhe në zgjedhjet e 6 marsit në Vorë!

Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR!

Advertisement

Me shumë gjasë sot, Edi Rama i zënë prapë mat, do zgjedhë kodin mafioz të heshtjes!

Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij.

Agim Kajmaku është prova më e qartë për këtë. Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit që blenë e mblodhën vota për Rilindjen, dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet me votat e krimit e të non gratave”shkruan Alibeaj në postimin e tij

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy