Presidenti i ri/ Alibeaj: Rama është hipokrit, do të shtyjë tre raundet që ta zgjedhë vetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i ri/ Alibeaj: Rama është hipokrit, do të shtyjë tre raundet që ta zgjedhë vetë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Alibeaj e quajti Ramën hipokrit, ndërsa theksoi se do të shtyjë këto tre raunde që të zgjedhë president atë që ai do.

 

Advertisement

“Doni ju të krijoni një proces, u kemi me bërë me dije disa rregulla, vendosni, po apo jo? Nëse doni të bëjmë ndryshme, e hapur është. Nuk emërohet presidenti nga ju edhe ne, edhe sikur të biem dakord. Nuk do të jetë president, do të jetë president pallati. Deri tani ka vetëm heshtje. Veçse dje, kur Rama tha s’po merrem me këta sa ta gjejnë këta me kë do negociojnë. 10-15 ditë më parë përgjerohej, t’ia lëmë opozitës, të ketë një figurë që të na sfidojë. Nuk është i sinqertë, është hipokrit, do të shtyjë këto tre raunde që të vërë atë që do. Nuk kemi instrument tjetër veçse moralit. Doni ta merrni, mirë. Meqë na sfiduat, ne iu përgjigjëm qëndrimit tuaj me maturi.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy