Policia e Lushnjës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka publikuar video intime të një shtetaseje të mitur në rrjetet sociale.

Rasti në polici është denoncuar nga nëna 40-vjeçare e vajzës së mitur.

Ajo ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";