U fut në ‘Syrin e Kaltër’ pa autorizim dhe publikoi video në rrjetet sociale, policia gjobit shoferin në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U fut në ‘Syrin e Kaltër’ pa autorizim dhe publikoi video në rrjetet sociale, policia gjobit shoferin në Sarandë

Policia e Sarandës ka gjobitur me 20 mijë lekë të reja shoferin që u fut në zonën e ndaluar të ‘Syrit të Kaltër’ pa autorizim dhe kishte publikuar video në rrjetet sociale.

 

Pas ndalimit të tij policia ka konstatuar se shoferi lëvizte edhe edhe pa siguracion të automjetit.

 

Advertisement

Policia Rrugore e Sarandës

Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në parkun natyror “Syri i Kaltër”, ku është e ndaluar lëvizja e automjeteve, pa autorizim, efektivët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin.

Në momentin e ndalimit, në vendin e quajtur “Bistricë”, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi L. R., është konstatuar se drejtonte automjetin, pa siguracion.

Këtij shtetasi iu vendos masa administrative prej 20.000 lekë të rinj, për shkeljet e kryera.

Advertisement

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy