Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobusit të Unazës,i cili shkaktoi një aksident masiv një ditë më parë në qendër të kryeqytetit, ku u përplasën më shumë se 10 automjete. 63-vjeçari, Agron Xhafa, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Ngjarja ndodhi pranë Urës së Shallvareve. Pamjet nga kamerat e sigurisë, tregojnë se urbani ishte me shpejtësi dhe nuk ndaloi në stacion. Përplasja ishte e fortë, aq sa disa nga mjetet dolën nga rruga dhe u përplasën me pemët në trotuar si dhe me stacionin e urbanit. Për pasojë, 9 persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e Traumës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga testet e kryera, rezultoi se asnjëri prej shoferëve nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

 

Policia po heton, nëse aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, për shkak se ai kishte probleme shëndetësore, apo nga ndonjë defekt në sistemin e frenimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky nuk është rasti i parë që urbanët e linjës së Unazës përfshihen në aksidente të pazakonta, në rrugët kryesore të Tiranës. Pak muaj më parë, një tjetër autobus i kësaj linje doli nga stacioni dhe mori përpara disa makina, duke përfunduar në lumin e Lanës, fatmirësisht pa viktima.