Autobuzi i Unazës u përplas me 10 makina, skena filmi në Tiranë, plagosen 9 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autobuzi i Unazës u përplas me 10 makina, skena filmi në Tiranë, plagosen 9 persona

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hënë në qender të Tiranës, ku një urban i linjës së Unazës goditi me forcë një autoveturë e më pas përplasi edhe të paktën 10 makina të tjera.

Ngjarja ndodhi pranë Urës së Shallvareve. Pamjet nga kamerat e sigurisë, tregojnë se urbani ishte me shpejtësi, por edhe makina tjetër tip Porche dyshohet se bëri një parakalim të gabuar.

 

Përplasja ishte e fortë, sa disa nga mjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me pemët në trotuar si dhe me stacionin e urbanit. Për pasojë 9 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, mes tyre 3 drejtues mjetesh dhe pasagjerë.

Advertisement

 

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ku nisi hetimet për shkaqet që çuan në aksidentin ku u përfshinë disa mjete. Nga testet e kryera ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve nuk ka qenë nën ndikim alkooli apo droge. Ndërkohë policia shprehet se duhe përfunduar hetimet e plota për të dalë në konkluzionin final.

 

TAULANT GJOKA

Advertisement

SHEF QARKULLIMI RRUGOR

 

Janë 6 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 6 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije

 

Advertisement

Burime për Vizion Plus shprehen se urbani nuk ka ndaluar në stacion, por me shpejtësi ka goditur nga pas mjetet. Një nga pistat e dyshuara është edhe defekti teknik që mund të ketë pësuar urbani dhe në vend që të frenonte ka marrë gaz e për pasojë ka përplasur mjetet. Një nga drejtuesit e makinave që u godit u shpreh për mediat se urbani ishte mbi shpejtësinë e lejuar.

 

“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, edhe vetë drejtuesi i urbanit, 63-vjeçari Agron Xhafa i tha hetuesve se në momentin e aksidentit nuk është ndjerë mirë pasi vuan nga sëmundje të zemrës dhe nga diabeti.

 

Ky nuk është rasti i parë që urbanët e linjës së Unazës përfshihen në aksidente të pazakonta në rrugë kryesore të kryeqytetit.

 

Advertisement

Para pak muajsh një tjetër urban i kësaj linje doli nga stacioni dhe mori përpara disa makina duke përfunduar në lumin e Lanës, fatmirësisht pa viktima. Në këtë aksident ekspertiza tha se shkak ishte ishte defekti teknik i mjetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy