Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nuk  ka humbur jetën asnjë person nga Covid.

Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga 1 342 testime për koronavirus, kanë rezultuar pozitiv me Covid vetëm 3 raste të reja.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.676, prej të cilëve 149.967 janë shëruar, ndërsa 5.484 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (28 qershor) është 255.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";