Asnjë viktimë nga Covid, vetëm dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asnjë viktimë nga Covid, vetëm dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë.

Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162.

Advertisement

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive.

Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 134,391 vaksina.

Advertisement

Mbi 19,000 vetë janë vaksinuar me nga dy doza.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy