Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka zbardhur takimin me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover në selinë e PS.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ishin temat qendrore të diskutimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Selia e Partisë Socialiste ku bashkë me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilluam një takim me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover.

 

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ku vijon puna në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ishin temat qendrore të diskutimit”, deklaroi Gjiknuri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";