Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla priti në një takim anëtarin e Bundestagut Volkmar Klein.

Balla shprehu mirënjohje CDU/CSU për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, një vendim-marrje strategjike kjo tashmë e imponuar nga konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus ndaj sovranitetit dhe popullit të Ukrainës. Përshëndeta vizitën pak ditë më parë të Kryetarit të CDU, njëkohësisht Kryetar i Grupit CDU/CSU në Bundestag Friedrich Merz në Kiev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Balla falenderoi Gjermanine per investimet e rendesishme ne Shqiperi dhe shprehu besimin se bashkepunimi mes dy vendeve mund te thellohet edhe me tej.

 

Marrëdhëniet e shkëlqyera midis qeverive dhe vendeve tona duhet të thellohen dhe konkretizohen në një bashkëpunim më të madh ekonomik në disa sektorë strategjikë. Shqipëria mbetet një ofertë e shkëlqyer për shumë kompani gjermane për të investuar. Gjermania, me rreth 1.2 miliardë euro financime, zë vendin e parë në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Mirënjohje KFW për financimet e rëndësishme në sektorë jetikë si ujësjellësa, kanalizime, rrjetet e transmisionit dhe interkonjeksionit të energjisë etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";