Balla takim me zyrtarët e lartë grekë/ Marrëdhëniet mes dy vendeve të thellohen në një nivel tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takim me zyrtarët e lartë grekë/ Marrëdhëniet mes dy vendeve të thellohen në një nivel tjetër

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Nikitas Kaklamanis, Nënkryetarin e Parë të Parlamentit Helen dhe Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlament, si dhe Maria Kefala, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi – Shqipëri

 

Balla thekson se marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

 

Advertisement

“Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Greqia kanë reaguar qartazi në dënimin e këtij agresioni dhe mbrojtjen e integritetit territoral të Ukrahinës.

 

Mbajtja e menjëhershme e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë në kushtet që vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian është domosdoshmëri. Do të ishte një mesazh i rëndësishëm nëse Parlamenti grek do t’u kërkonte zyrtarisht parlamenteve të vendeve anëtare dhe atij europian përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Balla.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy