Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës.

 

Balla theksoi se do të ftojnë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi rënë dakord që Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje. Nuk do të mbahet në datë 11 korrik. Kam kërkuar të mbahet në datë 7 korrik ku natyrshëm të mbahen fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz ku Kuvendi i Shqipërisë të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve të qeverisë shqiptare në lidhje me pandëshkueshmërinë e këtij gjenocidi.
Do ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Në datë 7 korrik Kuvendi i Shqipërisë në një pjesë të seancës të ketë një moment të posaçëm për kujtimin e viktimave në gjenocidin e Srebrenicës. Kuvendi i Shqipërisë merr dhe qëndrimin përkatës për këtë çështje”, tha Balla.