Taulant Balla dorëzon kërkesën në emër të PS: Votimi i parë për Presidentin e ri në 4 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taulant Balla dorëzon kërkesën në emër të PS: Votimi i parë për Presidentin e ri në 4 maj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i Kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës .

Në shkresën e tij, Balla sqaron se bazuar në Kushtetute, mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon në 24 korrik të këtij viti, ndaj nisja e procedurave duhet bërë përpara datës 24 maj sic përcaktojnë afatat kushtetuese.

Ndaj Balla, referuar këtyre hapësirave ligjore ka kërkuar që në 29 prillet të mblidhet Konferenca e Kryetareve që ti hapë rrugë fillimit të procedurave për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

 

Advertisement

Për këtë qëllim, bazuar në nenin 12, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite:

 

  1. Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

  2. Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

    Advertisement

 

 

Balla referuar nenit 87 të Kushtetutës ka propozuar madje që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet më datën 4 maj 2022.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy