Balla u dorëzon krerëve të grupeve parlamentare projekt-rezolutën e Kuvendit për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla u dorëzon krerëve të grupeve parlamentare projekt-rezolutën e Kuvendit për Ukrainën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dorëzuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.

 

“Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë”, thekson mes të tjerash Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy