Ura e fshatit Skuraj është ndarë në disa pjesë si pasojë e erës së fortë të pak ditëve më parë.

 

Siç duket edhe nga pamjet, shtresa e kësaj ure, e cila është bërë pjesë-pjesë, është e shkëputur duke mos patur asnjë qëndrueshmëri bazamenti për kalimin e banorëve. Pasi kanë pritur për një kohë të gjatë që pushteti vendor në Kurbin të ndërhyjë, banorët kanë nisur ta bëjnë funksionale vetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç shprehen edhe vetë ata, ndërhyrja e tyre është provizore. Por edhe pas kësaj, ata janë të ndërgjegjshëm se kalimi mbi këtë urë është tepër i rrezikshëm dhe se mund të rrezikojnë në çdo moment rënien prej saj. Për banorët e Skurajve, jeta e tyre gjatë kalimit në këtë urë është në dorën e fatit.

 

Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë. Fillimisht ajo i dha një impakt turistik zonës, por pas një viti nisi degradimin duke bërë që sot ajo të jetë e ndarë në disa pjesë dhe të rrezikojë jetën e banorëve të shtatë fshatrave që e përdorin për të dalë në rrugën nacionale Burrel – Milot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";