Çudira në Skuraj, ura ndahet në tri pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çudira në Skuraj, ura ndahet në tri pjesë

Kemi parë që urat të cilat përdoren nga banorët të rrëmbehen totalisht nga rrjedha e lumit, por në Skuraj është ndryshe. Ura e ndërtuar katër vite më parë është ndarë në tri pjesë duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Siç duket edhe nga pamjet, tri pjesë të kësaj ure në anën e rrugës nacionale Burrel – Skuraj janë totalisht të shkëputura, ndërsa kanë mbetur varur falë shofrave të kapura në kavot horizontale.

Dhjetra banorë të fshatit Skuraj si dhe nxënës rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar nga njëra anë e lumit Mat në anën tjetër.

Jashtë kameras banorët u shprehën se kjo urë nuk rezistoi më shumë se një vit dhe njëra pjesë ju shkëput. Edhe pse ata e kanë ngritur si shqetësim pranë pushtetit vendor të Kurbinit, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Advertisement

Ky i fundit jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të riparuar pjesën e parë të shkëputur, por e ka lënë që të shkëputen edhe dy pjesë të tjera, duke bërë që gati gati të dalë totalisht jashtë funksionit.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje të mënjehershme atëherë kjho urë mund të ketë fatin e urës së Shkopetit e cila u rrëmbye e gjitha nga shirat e Dhjetorit të vitit 2010.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy