Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi iu ka kërkuar efektivëve të policisë që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së.

 

Uniformat blu nuk kanë pranuar që mediat të futen brenda selisë, me argumentin se godina konsiderohet aktualisht një skenë krimi, pas incidenteve të dhunshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju lutëm të hapni rrugën të futen përfaqësuesit e medias. Nuk marr urdhër nga prokurorja për të futur median në zyrën time. Hapni rrugën për median që të shohin krimin e shëmtuar të kryer nga Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve”, iu drejtua Bardhi policëve.