Bardhi-Berishës: Demokratët nuk mbyllen në kasafortë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi-Berishës: Demokratët nuk mbyllen në kasafortë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se ish kryeministri Sali Berisha nuk ka mundur të mbledhë firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

Teksa Berisha ka deklaruar se formularët do të hapen vetëm në 11 dhjetor për të ruajtur fshehtësinë, Bardhi tha se demokratët nuk mund të mbyllen në kasafortë.

“Ju keni ndjekur dhjetëra Kuvende të PD. Kuvend ka më shumë se 7600 anëtarë dhe do të duhet që të firmosin ¼ ed anëtarëve më pas vijon procesi në të gjithë institucionet, prandaj edhe statuti ka parashikuar një muaj kohë. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë. Nëse 1/4 kërkojnë thirrje e Kuvendit do të duhet të depozitohet kërkesa e tyre në institucionet statusore të PD. Kryetari i këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. Berisha e njeh mirë statutin, ajo që është bërë sot nuk ka asnjë lidhje. Unë mbledh firmat vetë, i verifikoj vetë, votoj vetë dhe i numëroj vetë na kujton kohën e atij që demokratët e rrëzuar para 30 vitesh.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy