Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Bardhi: Berisha ka luajtur bllof me demokratët, nuk ka 1/4 e firmave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Bardhi: Berisha ka luajtur bllof me demokratët, nuk ka 1/4 e firmave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë par mediave pas konferencës së mbajtur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Bardhi u hspreh se Berisha ka luajtur bllofin me demokratët pasi nuk ka arritur të mbledhë as ¼ e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD.

“Pas 30 vitesh në PD Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionon PD dhe sesi mblidhen organet e PD.
Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD, nuk ka asnjë lidhje me funksionim e PD. U provua qartësisht besoj që gjatë gjithë kësaj periudhe Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët. Ai nuk ka arritur dot të më mbledhë ¼ e firmve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Nëse do kishte mbledhur ¼ e firmave ai e di mjaft mirë ku dorëzohen dhe si është procesi për thirrjen e Kuvendit. Ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët. PD është një institucion që funksionon mbi bazën e statutit”, u shpreh Bardhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy